Lajme

Rrahen tre persona në një ashensor në Fushë Kosovë, dy prej tyre arrestohen nga Policia

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 09 July 2023

Një mosmarrëveshje në ashensorin e një objekti banesor në Fushë Kosovë ka eskaluar deri në sulm fizik mes tre personave.

Si pasojë, të tre personat kanë marrë lëndime trupore teksa njëri është duke e vazhduar trajtimin në QKUK.

Njëri është arrestuar kurse i mbeturi është liruar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët pas një mosmarrëveshje në liftin e një objekti banesor së bashku edhe me të dyshuarin e tretë mashkull kosovar e kishin sulmuar njëri tjetrin dhe si pasojë të tre kanë pësuar lëndime trupore.  Të dyshuarit si pasoj e lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ku njëri prej tyre është dërguar në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera