Lajme

Rrahen mes vete katër vajza në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 29 June 2022

Dy vajza kanë pësuar lëndime pas një përleshje që ka ndodhur pasditen e së martës në Prizren, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se në përleshje janë përfshirë katër vajza.

“Është raportuar një rrahje në mes të katër femrave kosovare. Si pasojë e rrahjes dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera