Lajme

Rrahen me shufra metalike nxënësit në Prishtinë, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 26 November 2020

Një rrahje e rëndë ka ndodhur të enjten, rreth orës 11:00, në rrugën “Zenel Salihu”, në Prishtinë, shkruan Gazeta inFokus.

Në vendin e ngjarjes policia ka arrestuar dy të dyshuar dhe ka gjetur një shufër metalike që dyshohet se është përdorur gjatë rrahjes.

Rastin për Gazetën inFokus, e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë Rajonale në Prishtinë, i cili tha se një person ka pësuar lëndime trupore dhe aktualisht po merr tretmanin mjekësor nga ekipet mjekësore të emergjencës në stacionin policor.

-Advertisement-

“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin dhe po punon për të identifikuar edhe personat të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast”, ka thënë Borovci. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera