Lajme

Rrahën baba me dy djemtë, ndërhyn policia

Autori: Islam Morina 12:09 | 31 October 2020

Baba me dy djemtë kanë përfunduar në çeli, pasi të njëjtit ishin konfliktuar mes vete, për çka ishte dashur edhe ndërhyrja e policisë, shkruan Gazeta inFokus.

Që të tre si pasojë e përleshjes mes vete kanë pësuar lëndime trupore dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre te dyshuar meshkuj kosovarë (prindi dhe dy djemtë) pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thonë nga policia./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera