Lajme

Rrah gjyqtarin, lirohet nga Policia

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 26 February 2018

Të dielën rreth orës 15:00 është raportuar një rast i prishjes së rendit dhe qetësisë publike në Vushtrri, transmeton Infokusi.com.

Sipas Policisë së Kosovës një gjyqtar është sulmuar pas një ndeshje futbolli.

I dyshuari pas përfundimit të ndeshjes në stadiumin e futbollit të qytetit ka sulmuar fizikisht gjyqtarin kryesor të takimit.

-Advertisement-

I dyshuari është arrestuar ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, transmeton Infokusi.com.

‘Rr. “Faruk Beqiri”, Vushtrri, më 25.02.2018 – 15:17. Është raportuar se në stadiumin e futbollit të qytetit pas përfundimit të ndeshjes, i dyshuari mashkull K/Shqiptar, ka sulmuar fizikisht gjyqtarin kryesor të takimit. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.’/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera