Rozeta Hajdari: S’ma lejon ligji të tregoj sa kilogramë vaj i kemi blerë, kemi boll

Autori: Gazeta inFokus
20:20 | 01 August 2023
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari pas publikimit të bisedës së zyrtarëve të MINT rreth kësaj situate ka thënë se Kosova ka rezerva të bollshme me vaj , teksa shtoi se në këto dy vite qeverisje, duke i parë vështirësitë që solli pandemia si dhe lufta në Ukrainë “janë kujdesur që të ketë rezerva të vajit”.
“Gjatë këtyre viteve jemi siguruar që rezervat të jenë të plota, edhe sot janë plot, pe marr shkas raportimin e një portali online sa i përket rezervave me vaj. Dua t’ju siguroj që kemi rezerva të bollshme të vajit, sepse jemi kujdesur që të ketë rezerva të vajit”, deklaroi ajo në konferencën e sotme, e cila u bojkotua nga shumica e mediave.
Veç kësaj, Hajdari ka thënë se nuk ia lejon ligji të tregojë se sa kanë blerë rezerva shtetërore, por sipas saj, “përgjithësitë” operatorët ekonomik kanë kryer obligimet.
“Do të kisha dashur të jap edhe më shumë informacione se sa kemi ble kilogramë vaj, grurë etj, por nuk më lejon ligji që t’ju tregoj këto. Por ju them se përgjithësisht, operatorët ekonomik i kanë kryer obligimet…”, u shpreh tutje ajo.
Ministrja e cila këto ditë ka qenë shumë e përfolur edhe për pezullimin e licencës së mediumit Klan Kosova, deklaroi se ligji s’i lejon të jap shumë detaje.
Madje ajo tha se nuk mund të tregojë se sa “kilogramë” vaj kanë blerë, megjithëse, sasia e vajit matet me litër.
“Duhet të përmbaj, nuk mund të jap detaje me llojin, sasinë, vlerën e rezerva. Nuk mund të jap informata për mjetet financiare, shpërndarjen, shumën e mjeteve të deponuara, nuk mund të jap informata që nuk më lejon ligji dhe shpërndarjen territorial të rezerva të bazuar në nevojat e furnizimit”, deklaroi ministrja.
Më tutje, një gazetare që po merrte pjesë në konferencë, ia shtroi këtë pyetje: “Në bazë të ligjit, po besoj e keni të lejuar që ta jepni informata, nëse është pranuar malli në bazë të kontratave, a është pranuar malli dhe a ndodhet ai në depo?”
“Unë ju dhashë një informacion që e mora nga Departamenti i Rezervës Shtetërore, përgjithësisht operatorët kanë kryer obligimet. Aty është një departament që negocion kontrata, përgjithësisht operatorët ekonomik kanë kryer obligimet kështu që sasitë e rezerva janë vendosur në pjesë të ndryshme të vendit…”, tha ministrja në fund të konferencës.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...