Rozeta Hajdari merr vendim për caktimin e çmimit të naftës

Autori: Gazeta inFokus
19:25 | 08 February 2023
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka ka marrë vendim për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës, shkruan Gazeta Infokus.
Kjo pasi sipas ministrisë, nga monitorimi i rregullt i tregut të produkteve të naftës është evidentuar mospërshtatja e çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror.
“Sipas këtij vendimi marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) eurocentë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër”, thuhet në komunikatën e ministrisë.
Ky vendim do të hyjë në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës./Gazeta Infokus/
Komunikata e plotë e ministrisë:
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nga monitorimi i rregulltë i tregut të produkteve të naftës dhe bazuar në evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës lidhur me çmimet e furnizimit/importit të produkteve të naftës si dhe raportin e Inspektoratit të Tregut lidhur me çmimet e shitjes me pakicë të produkteve të naftës, ka evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror, çka përbën bazë/shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse.
Me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës dhe për të mënjanuar çrregullimet në treg, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, ka marrë vendim për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës.
Sipas këtij vendimi marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) eurocentë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër.
Llogaritja e marzhës tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë dhe pakicë bëhet sipas nenit 4 paragrafi 1.1 dhe 1.2. të U/A Nr. 03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtrishme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse.
Ky vendim hyn në fuqi një (1) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Të tjera
-
Edita Tahiri me një formulë për tejkalimin e ngërçit, Kryeministri PDK’së, Kurti President
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka dhënë...
-
Bashkëluftëtari i bën thirrje Limajt: Mos u rreshto me VV-në, se bëhesh armik me krahun e luftës
Halil Çadraku, një prej bashkëluftëtarëve të njohur të Fatmir Limajt, ka adre...
-
Kina paralajmëron vendet e tjera të mos bëjnë marrëveshje tregtare me SHBA-në në dëm të saj
Kina i ka paralajmëruar të hënën vendet e tjera që të mos bëjnë marrëveshje t...
-
Banorja e Ferma Vip: Vëllain e kam fetar, nuk kam shumë komunikim me të për shkak të tatuazheve që kam
Banorja e FermaVip, Nur Alkhazali ka bërë një rrëfim emocionues në këtë reali...
-
Miliarderi i parë shqiptar s’duket si pronar, mund ta ngatërroni me një blerës – çfarë shkruan Forbes për Samir Mane
Samir Mane iku nga regjimi komunist i Shqipërisë në fillim të viteve ’90 dhe ...
-
Trump konfirmon se do të udhëtojë në Romë për funeralin e Papës
Në momentet e fundit, presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se do të...
-
Haxhiu: VV-ja po vazhdon maskaradën e makinacioneve të bllokimit të konstituimit të Kuvendit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Lëviz...
-
Trump dhe bashkëshortja e tij do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë
Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump do të...
-
Rama kritikon ashpër qeverinë për bllokim të projekteve në kryeqytet
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur lidhur me bllokimin e disa pro...
-
Syla: Kunati i Albulenës ka hasmëri me familjen Limaj – a po bën hajgare Kurti?
Analisti Valon Syla duke diskutuar bllokadën në Kuvendin e Kosovës deklaroi n...
-
Bllokada e Kuvendit, Haradinaj e bën përgjegjëse LDK-në
Opinionistja Meliza Haradinaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, duke fol...
-
Kapet në Merdarë zyrtari i shpallur në kërkim për keqpërdorim detyre – dyshohet për përvetësim prej mbi 150 mijë euro
Një person është sot është ndaluar në pikën kufitare të Merdares i cili ishte...