Lajme

Rozeta Hajdari ia ngatërron emrin kryetarit të Kamenicës

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 16 August 2024

Ministrja e Tregtisë Rozeta Hajdari ka nisur t’i ‘përngjaj’ koleges së saj, ministres së Jashtme Donika Gërvalla.

Kjo për faktin se Hajdari ngatërroi emrat në një postim të djeshëm, gjë mëse e zakonshme për Gërvallën.

Hajdari dje vizitoi Kamenicën ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Kadri Rrahimajn

-Advertisement-

Në postimin njoftues në “Facebook”, ministrja e ngatërroi kryetarin e Kamenicës me atë të Gjilanit.

“Vizitë të kryetari i Komunës së Gjilanit, z.Alban Hyseni”, shkroi fillimisht Hajdari.

Më pas ajo editoi postimin duke bërë të ditur se ishte Rrahimaj ai me të cilin ishte takuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera