Rozë

Roza Lati: Ka ardhur koha të shoh pak dhe punën e të tjerëve

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 13 July 2022

Kohët e fundit moderatorja Roza Lati është duke u përballur me disa situata të pakëndshme. Këtë e ka bërë të ditë vetë ajo përmes disa positmeve në Instastory, ku shprehet se është përndjekur nga njerëzi në rrugë, që kanë guxuar edhe t’i afrohen.

Moderatorja duket mjaft e revoltuar ndaj atyre që i cilëson si “psikopatë”, duke shtuar se do të bëjë edhe denoncim për përndjekje.

“Ndërkohë unë rri në Tiranë me psikopatë nëpër këmbë. Jam gati të bëj denoncim për përndjekje dhe të degjeneroj publikisht disa psikopatë që guxojnë të më afrohen. Më duket pjesën e lajmeve do e mbuloj unë këtë korrik.

-Advertisement-

Të qenurit person publik, i ka të tilla tripa. Me psikopatët dhe familja e tyre çdo thonë kur t’i ngrej zgupthi me shtet dhe privatësi?”– shkruan Roza Lati në Instastory, duke vijuar më tej me një tjetër postim ku shton:

“Jam kaq e lodhur nga nervat, prandaj shoh punën time. Por më duket se ka ardhur koha të shoh pak dhe punën e të tjerëve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera