Rozë

Roza Lati flet pa dorashka: Ok bëre s*ks me shefin, bëje përditë…

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 20 February 2020

Roza Lati është një nga moderatoret shqiptare që njihet për tipin e saj të drejtpërdrejtë. Roza zgjedh të flasë pa dorashka për jetën e saj private dhe atë profesionale.

Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për Kelvi Kadiun në emisionin e saj “Why Not”, ku është pyetur se çfarë mendon për prezantuesit e rinj, që marrin poste pa qenë të aftë.

Moderatorja është përgjigjur shumë troç. Ajo u shpreh se gjithsecilit i ofrohet një mundësi, e rëndësishme është të dijë ta mbajë atë. Roza Lati nuk ka lënë pa përmendur këtu edhe ato prezantues që kryejnë marrëdhënie seksuale për të marrë një përfitim, me shefin.

-Advertisement-

“Njerëzit kanë maninë për të qenë të famshëm, më shumë se sa të jenë produktivë në këtë profesion. Në televizione hyjnë dhe dalin shumë personazhe që mbase vërtet nuk kanë lidhje, por e di si është puna? Siç hyra unë, siç hyre ti etj, unë mendoj se Zoti ia jep të gjithëve mundësinë të bëjë diçka, por çështja është a je i aftë ti ta mbash atë, përditë dhe çdo vit? Ok bëre seks me shefin, apo ke kapur sponsorin se e ke të dashur, apo ke ardhur këtu se të ka borxh presidenti i kompanisë edhe të detyrohet, hajde ulu bëje dhe mbaje përdit”, është shprehur Roza në emisionin e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera