Roth: Nuk e di nëse vizat janë çështje mes Scholz dhe Macron, koha për t’i hequr është tani
Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 11 September 2023
Deputeti dhe kreu i komisionit parlamentar gjerman për punë të jashtme Michael Roth gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë në Prishtinë, pjesë e të cilit ka qenë edhe Gazeta Express ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.
Duke e komentuar deklaratën e Presidentit të Francës Emannuel Macron i cili heqjen e vizave e lidhi me procesin e dialogut, duke e lënë të hapur mundësinë që ato të liberaliziohen, Roth ka thënë se tani është koha që udhëtimi i kosovarëve të ndodhë.
“Jam i bindur se tani është koha për liberalizimn e vizave për njerëzit këtu në Kosovë. Suspendimi nuk është ide e mençur dhe e mirë. Nuk e di nëse kjo çështje, një çështje kundërthënëse dhe e ndjeshme ndërmjet dy qeverive (Francës e Gjermanisë), por i jam mirënjohës Kancelarit dhe Presidentit francez që morën përgjegjësi dhe zotim personal për t’i zgjidhur problemet në terren” ka thënë Roth, raporton Express.
Duke folur rreth çështje së liberalizimit, Roth ka thënë se BE i ka zhgënjyer kosovarët.
“E di që shumë njerëz këtu në Kosovë janë të zhgënjyer dhe kanë humbur durimin sepse BE jo gjithmonë ka luajtur një rol të drejtë kur është fjala për Kosovën. Vetëm sa për ta ilustruar me një shembull, liberalizimi i vizave. Ka qenë shumë e padrejtë dhe shpreh keqardhje për këtë, që njerëzit në këtë vend është dashur të presin kaq gjatë për liberalizimin e vizave, pavarësisht faktit se Kosova i kishte përmbushur kushtet dhe kriteret shumë vitë më parë. Dhe kjo është arsyeja që shumë njerëz në këtë vend nuk i besojnë BE’së, nuk na besojnë ne” ka thënë Roth.
Të tjera
-
Krasniqi: VV-ja sulmon bizneset e mëdha, pasi ato duhet të merren vetëm me gjëra të vogla
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka bërë një përmbledhje se çfarë ka tregu...
-
“Krerët e prokurorisë kanë vdekur për së gjalli” – Kurti eskalon me sulmin ndaj Prokurorisë
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar ...
-
77 i PDK-së në Vajnikë: Emocionet çdo ditë e më të forta nga mbështetja kaq e madhe
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës me numër 77...
-
“E ka trashë zanin – tash po i jep zor – me i thanë HE çka ki? Unë foli mos me i lanë këta budallët e mi… – Valon Syla imiton Kurtin
Gazetari Valon Syla ka komentuar zhvillimet e fundit në KPM. Syla thotë s...
-
Policia bastisje në veri, gjen granata dore e municion – arrestohet një person
Sot, Policia e Kosovës kanë kryer kontrolle në Mitrovicë të Veriut, ku janë g...
-
Haradinaj nga SHBA: Vitomirica dhe Rogova, shembull i mbështetjes për Kosovën Fituese
Lideri i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30 dhe Lista Ideal, Ramush Hara...
-
Shkëlqim Devolli me kongresistë dhe ekipin e ngushtë të Presidentit Trump, në përgatitjet ceremoniale
Sipërmarrësi i njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, po qëndron në Shtetet e Bash...
-
Dervishaj në udhëtim me rininë: Takim i paharrueshëm, diskutuam për 77 probleme e 77 zgjidhje për ta
Kandidati për deputet me numër 77 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës,...
-
Genc Prelvukaj për herë të parë tregon rrëfimin interesant se si Hashim Thaçi e ftoi në PDK
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Genc Prelvukaj ka fol...
-
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e BMW X-5 në Kaçanik, e shiti jashtë vendit
Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 23.10.2024, rreth orës 21:10, në sta...
-
Lista- Cilat vende kanë ndaluar përdorimin e TikTok dhe pse?
Gjykata e Lartë e SHBA-së la në fuqi këtë të premte ligjin që do të ndalojë a...
-
Bedri Hamza në Istog: Për studente dhe studentë, 25 milionë euro çdo vit bursa studentore
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...