Lajme

Roth: Administrata Trump përkrahi rrëzimin e Kurtit, shkak nxitimi për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 05 April 2020

Kenneth Roth, Drejtori Ekzekutiv i Human Rights Watch ka komentuar rrëzimin e qeverisë Kurti dhe sipas tij mbështetjen e SHBA-së në këtë drejtim.

Roth ka thënë që administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump në padurim për të mbështetur dikë i cili mund të arrinte më shpejtë një marrëveshje Kosovë-Serbi ka përkrahur rrëzimin e Albin Kurtit dhe qeverisë së tij.

Ai në një status në Twitter e cilëson Kurtin si personi për të cilin shumica mendonin që do ta shpëtojë Kosovën nga liderët e korruptuar dhe sic i quan ai luftëtarët e të kaluarës.

-Advertisement-

“Në padurimin e saj për ta mbështetur dikë që mund të arrinte një marrëveshje paqeje me Serbinë, administrata e Trumpit mbështeti rrëzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të cilin shumica kanë menduar që është ‘i vetmi shans që ta shpëtojë vendin nga liderët e korruptuar dhe luftëtarët e së kaluarës’”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera