Sport

Ross Barkley largohet nga Chelsea, kalon te rivali në Premier Ligë

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 30 September 2020

Ross Barkley do ta kalojë edicionin garues 2020/21 tek Aston Villa në formë huazimi.

Lajmin e ka konfirmuar Chelsea në faqen zyrtare të tyre në Twitter. Në “Villa Park”, Barkley do të ri-takohet me John Terryn i cili është asistent i trajnerit Dean Smith.

Mesfushori ishte bashkuar me Chelsean në janarin e vitit 2018 dhe ka arritur 86 paraqitje për “Blutë e Londrës” dhe ka realizuar 11 gola. Në këto gola përfshihet edhe një i fundit i realizuar këtë sezon ndaj Burnleyt në fitoren 6-0 në kuadër të “Carabao Cup”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera