Sport

Rooney i jep fund karrierës si futbollist, këto janë fjalët e Rashford

Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 15 January 2021

Gjatë ditës së sotme, ish futbollisti i Evertoni dhe Manchester United, Wayne Rooney, i ka thënë fund karrierës së tij si futbollist, shkruan Gazeta inFokus.

Rooney së fundmi ka qenë pjesë e Derby County, të cilët sot kanë bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me 35 vjeçarin që të marrë drejtimin e klubit si menaxher, deri në vitin 2023.

Pas lajmit se mesfushori anglez i ka thënë fund karrierës si lojtar aktiv ka reaguar edhe ish bashkë lojtari i tij tek United, Marcus Rashford.

-Advertisement-

“Një nga më të mirët në histori. Ishte një ëndërr e bërë realitet të luaja me ty. Urime për një karrierë të jashtëzakonshme, jeni më miri”, ka shkruar Rashford në twitter./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera