Sport

Ronaldos i rrezikohet debutimi

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 04 August 2018

Cristiano Ronaldo që pas transferimit te skuadra e Juventus po pritet me padurim nga tifozët për të parë debutimin e tij.

Por mesa duket tifozët do të zhgënjehen pasi Ronaldo nhuk pritet të dëbutoi në datën e parashikuar, 18 gusht.

Kjo vjen pasi klubi që Juventus do të përballej Chievo Verona ka disa probleme me ligjin.

-Advertisement-

Chievo Verona po përballet me një hetim në lidhje me akuzat për mashtrim me bilancet në 4 sezonet e fundit dhe rrezikon që të përjashtohet nga Seria A.

Kanë qënë drejtuesit e Crotones të cilët kanë kërkuar që të pezullohen dy ndeshjet e para të kampionatit për Chievon, në pritje të vendimit final në lidhje me hetimin që po bëhet ndaj saj.

Nëse Lega Calcio merr në konsideratë kërkesën e Crotones, atëherë Cristiano Ronaldo nuk do të debutojë më 18 Gusht, në sfidën Chievo-Juventus, që është parashikuar të hapë kampionatin, por do të detyrohet të presë fundjavën pasardhëse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera