Sport

Ronaldo vjen me një postim interesant pas fitores ndaj Villarrealit, ja çfarë shkruan

Autori: Gazeta inFokus 22:02 | 23 November 2021

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Djajtë e Kuq’ kanë triumfuar në udhëtim te Villarreali me rezultat 2-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e pestë të Grupit F.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Estadio de la Ceramica’, golat për Unitedin i realizuan Cristiano Ronaldo (78’) dhe Jordan Sancho (90’).

-Advertisement-

Pas ndeshjes Cristiano Ronaldo ka bërë një status në llogarinë e tij zyrtare në facebook.

Ai ka thënë se për të gjithmonë është e shkëlqyeshme të luash dhe të fitosh në Spanjë, duke shtuar se Spanja është një vend ku ai gjithnjë është ndjerë i veçantë.

Tutje ylli portugez i ka uruar shokët e skuadrës për fitoren e arritur ndaj Villarrealit, duke thënë se kurrë nuk do të ndalen së luftuari për Unitedin.

“Gjithmonë e shkëlqyeshme të luash në Spanjë, e mahnitshme të fitosh në Spanjë, kënaqshëm të shënosh në Spanjë, një vend ku gjithmonë ndjehesha i veçantë. Urime djemve për një fitore të madhe që na vendos aty ku e kemi vendin! Ne jemi Manchester Unitedi dhe kurrë nuk do të ndalemi së luftuari për këtë klub! Shkojmë, Djaj!”, ka shkruar Ronaldo në facebook.

Pas kësaj fitoreje Unitedi kryeson Grupin F me 10 pikë, kurse Villarreali mbetet i dyti me 7 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera