Sport

Ronaldo ”tradhëton” Messin, nuk shkon në Bernabeu

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 05 December 2018

Lionel Messi do të jetë i pranishëm në Bernabeu për finalen e Copa Libertadores, por Cristiano ka vendosur të mos e pranojë ftesën e RFEF.

Burime të afërta me Cristianon i kanë treguar AS se portugezi, i cili u largua nga Real Madridi drejt Juventusit në verë, e ka refuzuar ftesën e Federatës së Futbollit të Spanjës.

”Është ende herët për të që rikthehet në Bernabeu”, shpjegon burimi i përafërt me CR7.

-Advertisement-

”Megjithatë, raportet e tij me klubin janë afektuar paksa pas largimit të tij në Juventusd”.

Ndërsa, më herët, RFEF ka thënë për AS: ”Prezenca e Cristianos dhe Messit do të ishte mesazh i mrekullueshëm për futbollin”.

”Gjithashtu, kjo do t’i vendoste të dy lojtarët, aty ku ata e meritojnë të jenë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera