Sport

Ronaldo theu një tjetër rekord, shpallet lojtari i muajit shtator në Premier Ligë

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 08 October 2021

Ylli portugez Cristiano Ronaldo është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit shtator në Premier Ligën angleze, pasi që ka bërë një start të mrekullueshëm me skuadrën e Manchester United.

Ronaldo u rikthye në “Old Trafford” nga gjigandi italian Juventus në fund të muajit gusht, dhe që nga ajo kohë ka treguar paraqitje të mira me “Djajtë e Kuq”, përcjell KosovaPress.

Portugezi shënoi dy gola në fitoren 4:1 të Manchester United kundër Newcastle, ku kjo ishte ndeshja e parë e tij me gjigandin anglez që nga viti 2009.

-Advertisement-

Ronaldo ishte protagonistë edhe në fitoren 2:1 në Premier Ligë kundër West Ham, e po ashtu ka regjistruar dy gola mbi emrin e tij në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo u zgjodh sot lojtari më i mirë i muajit në Premier Ligë, çmim ky që është fituar pesë herë në karrierën e tij, kështu duke e barazuar rekordin e ish-bashkëlojtarit të tij te United Wayne Rooney.

Përveç Ronaldos, në garë për çmimin e lojtarit të muajit shtator në Premier Ligë ishin edhe Joao Cancelo i Manchester Cityt, Antonio Rudiger, Allan Saint-Maximin, Mohamed Salah dhe Ismaila Sarr

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera