Sport

Ronaldo sjell një tjetër risi në Itali

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 06 August 2018

Ndeshja e parë e sezonit të ri të Serie A, Chievo-Juventus, do të transmetohet drejtpërdrejtë në Facebook, ka bërë të ditur Elevent Sports.

Në këtë ndeshje do të debutojë Cristiano Ronaldo, pas transferimit nga Real Madridi për 105 milionë euro.

Eleven Sports e kanë fituar të drejtën e transmetimit të ligës italiane në Angli.

-Advertisement-

Përderisa shumica e ndeshjeve mund të shikohen vetëm nëse paguan abonimin, ata kanë bërë të ditur se ndeshja e parë e sezonit do të mund të shikohet falas në Facebook.

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën, më 18 gusht, në orën 18:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera