Sport

Ronaldo shënon 800 gola në karrierë profesionale

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 12 October 2021

Goli i parë profesional për Ronaldon erdhi në sezonin 2002/03, më 7 tetor 2002 ku ai shënoi kundër Moreirense, në rrethin e gjashtë të kampionatit portugez, ku ai shënoi golin e parë në minutën e 34 dhe në minutën e 5 shtesë të ndeshjes në një fitore prej 3-0.

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo ka shënuar sot 800 gola në karrierën e tij profesionale që nisi në sezonin 2002/03, deri në dy golëshin e sotëm kundër Luksemburgu, të parin pas tetë minutave lojë dhe tjetrin në minutën e 13, të dy golat nga penalltia në një ndeshje kualifikuese për Botërorin 2022.

Në stadiumin Algarve, kapiteni i ekipit portugez shënoi nga penalltitë duke rrumbullakuar 800 gola, në ndeshjen e tij të 1103 zyrtare që nga debutimi me Sporting më 14 gusht 2002.

-Advertisement-

Atë ditë, Cristiano Ronaldo kishte 17 vjet ku debutoi nga stoli kundër Interit në një ndeshje të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve ku hyri në minutën e 58-të për të zëvendësuar Toniton, në një ndeshje që përfundoi me rezultat 0-0, transmeton GazetaExpress.

Sa i përket goli të parë, ai erdhi në ndeshjen e shtatë të sezonit 2002/03, më 7 tetor 2002 ku ai shënoi kundër Moreirense, në rrethin e tretë të kampionatit portugez, ku ai shënoi dy gola, një në minutën e 34 dhe një në minutën e 5 shtesë të ndeshjes, derisa ndeshja përfundoi me rezultat 3-0.

Këto ishin dy golat e parë nga gjithsej 800 të shënuar, ku më shumë se gjysmën e tyre i ka shënuar në fanellën e Real Madridin: 451 në 438 ndeshje, një rekord mbresëlënës i Ronaldos që e bën atë lojtarin më të mirë në histori të Merengues

Në nëntë sezone, nga 2009/10 deri në 2017/18, portugezi “përmbysi” të gjithë legjendat në botë si: Emilio Butragueño, Francisco Gento, Hugo Sánchez, Ferenc Puskás, Carlos Santillana, ‘dom’ Alfredo Di Stéfano dhe Raúl González.

Është padyshim një nga arritjet e tij më të mëdha në karrierën si futbollist modern.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera