Sport

Ronaldo rikthehet sërish në Madrid, zbulohet arsyeja (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 21 January 2020

Cristiano Ronaldo rikthehet sërish në Madrid, por këtë herë jo për të shënuar gola. Portugezi ka fluturuar ditën e sotme drejt kryeqytetit spanjoll, ku ka luajtur për 9 vite me fanellën e “Galaktikëve”

Nuk bëhet fjalë për një udhëtim nostalgjik të sulmuesit, i cili ka shkuar në Spanjë për të mbikëqyrur nga afër projektin e tij të ri. Bëhet fjalë për inaugurimin e një hoteli të ri në “Gran Via” të Madridit.

Grupi i hoteleve të tij janë ndërtuar edhe në vende të tjera si në Marrakesh, Nju Jork, Paris dhe Mançester.

-Advertisement-

“Jemi gjithnjë dhe më afër hapjes së hotelit tonë të ri në Madrid. Më ndiqni për më shumë detaje”, ka shkruar CR7 në Instagram.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera