Ronaldo President?! Për këtë flet Donald Trump…
Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 29 June 2018
Cristiano Ronaldo është një prej sportistëve më të famshëm në botë, i cili është duke shkëlqyer edhe aktualisht në Kupën e Botës që është ende duke u zhvilluar në Rusi.Ylli i Realit të Madridit është bërë objekt bisede edhe në takimin e zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentit Trump dhe homologut të tij portugez, Marcelo Rebelo de Sousa.
“Thonë se ai është lojtari më i mirë”, tha Trump, duke i bërë jehonë mendimeve të tifozëve që vazhdimisht debatojnë nëse është pikërisht Ronaldo apo Messi lojtari më i mirë në botë. De Sousa iu drejtua Trump duke i thënë se mund të kishte mundësi të ndiqte yllin e Real Madridit nëse ai e viziton Rusinë e Putinit dhe vendin pritës të turneut, para përfundimit të muajit të ardhshëm. “Nëse do të takoni Putin, unë kam qenë me të javën e kaluar. Ai më kërkoi për t’ju përshëndetur. Pra, sigurisht, ai ishte duke pritur vizitën tuaj”.
Teksa kanë folur për yllin e Real Madridit, presidenti amerikan i është drejtuar atij të Portugalisë: “Kështu do të kandidojë Ronaldo për president kundër teje? Ai nuk do të fitonte. Ju e dini se ai nuk do të fitonte”. Dhe Sousa u përgjigj: “President, ti e di – unë duhet të them diçka, Portugalia nuk është Shtetet e Bashkuara”.
Ronaldo e nisi në mënyrë të shkëlqyer Botërorin në Rusi, duke arritur të realizojë 3 gola që në takimin e parë, në barazimin 3-3 ndaj Spanjës.
Sulmuesi gjeti golin edhe në ndeshjen e dytë ndaj Marokut, duke arritur të kualifikojë Kombëtaren e tij për në fazën e ardhshme të Botërorit, ku Portugalia do të ndeshet me Uruguajin.
Të tjera
-
Tomë Gashi – Korenicës të VV-së: Mirë ish kanë edhe ti të mbulohesh pakëz
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, sot në seancën plenare ka ngritur si shqetë...
-
Tri aksidente sonte vetëm në Prishtinë, nuk dihet a ka të lënduar
Tri aksidente u raportuan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ...
-
Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë
Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes s...
-
Osmani flet nga New Yorku: Mora konfirmim të fuqishëm nga presidenti Biden se do të jetë përkrah Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për rëndësinë e koordinimit dhe b...
-
Kurti takohen me Nënsekretarin e UNDP-së, i tregon për projektet zhvillimore në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënsekretarin e Përgjiths...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era...
-
“Me 9 shkurt e sheh a kena keqkuptu a jo”, Tomë Gashi debaton me Zana Avdiun e Blerim Latifin për sjelljen e qeverisë me aleatët
Blerim Latifi, profesor universitar ka thënë se problem i Kosovës tashmë ësht...
-
“Shqetësuese, kryeministri nuk hyn në Shtëpinë e Bardhë, e ka të ndalume”, Latifi i drejtohet deputetit të Vetëvendosjes
“Ku na çon përplasja me Amerikën”, është tema që të enjten po diskutohet në “...
-
Hamza për deklaratën e Hovenier: Për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës i kemi sjell në situatë të tillë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka komentuar dekl...
-
“Ka ambasadorë qe s’i njeh as lagjja e vetë edhe gjyshi jem ka thanë me i rujt trojet tona”
Avokati Tomë Gashi tha se gjuhën që e ka përdorë ish-ambasadorja Jacobson dhe...
-
Hamza: Për Kosovën të gjithë me u bo bashkë nuk jemi boll, Serbia e Vuçiqi janë problemi
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në tema naciona...
-
“Një letër që ka qenë kërcënuese”, Kusari-Lila flet për bisedën me Milan Radoiçiqin
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është pyetu...