Sport

Ronaldo pranon uljen e pagës, ja sa do të humbasë

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 28 March 2020

Siç raportoi dje Gazzetta dello Sport, kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini ka kontaktuar shokët e tij të skuadrës në lidhje me uljet e mundshme të pagave dhe sakrificat nga lojtarët gjatë kohës së pandemisë Coronavirus, me qëllimin për të lehtësuar situatën e vështirë për klubin Bianconeri.

Dhe mesazhi nga kapiteni i gjeti lojtarët në marrëveshje, përfshirë dritën jeshile nga ylli i ekipit Cristiano Ronaldo, siç zbulohet nga Tuttosport.

Gazeta me bazë në Torino shtoi se superylli portugez ra dakord për të hequr dorë të një pjese të pagës vjetore (një muaj e gjysmë), duke u bashkuar me Buffon dhe Bonucci që tashmë kanë vendosur ta bëjnë këtë.

-Advertisement-

Kjo do të thotë se Ronaldo do të humbasë rreth 4 milionë euro

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera