Sport

Ronaldo nuk po arrinë ta mposhtë koronavirusin, mungon nesër ndaj Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 27 October 2020

Cristiano Ronaldo është njëri prej futbollistëve më të mirë dhe më të fuqishëm në botë, shkruan Gazeta inFokus.

Edhe pse ka një fizik që pak lojtarë e kanë, ylli portugez akoma nuk po arrinë ta mposhtë koronavirusin.

Ai është testuar serish dje dhe për herë të tretë ka rezultuar pozitiv me ‘Covid-19’.

-Advertisement-

Ronaldo do ti mungojë Juventusit nesër mbrëma ndaj Barcelonës, në takimin që do të zhvillohet në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve.

Padyshim që kjo do të jet një hendikep i madh për ‘Zonjën e Vjetër’, pasi do të përballen me Barcelonën e që Ronaldo e njehë shumë mirë, pasi ka luajtur disa vite kundër tyre në La Liga./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera