Sport

Ronaldo nuk kursehet për luksin, 10 mln euro për një Bugatti (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 15 October 2021

Cristiano Ronaldo është nga futbollistët më të mirë në planet dhe si i tillë, natyrisht edhe nga më të pasurit, pasi çdo vit është ndër të parët në listën e sportistëve më të paguar, jo vetëm prej rrogës së lartë, por edhe prej të ardhurave nga marketingu.

Pikërisht për këtë arsye, i ka lejuar vetes luksin të shpenzojë 10 milionë euro për të blerë një Bugatti 110, prodhim i limituar, pasi janë hedhur në treg vetëm 10 ekzemplarë të këtij modeli makine.

Makina është ndërtuar në Molsheim të Francës dhe ka një motor V16, 8-litërsh, që ka 1500 kuaj fuqi dhe që shkon nga 0 në 100 kilometra në vetëm 2.4 sekonda. Shpejtësia maksimale e fiksuar e këtij modeli është 380 kilometra/orë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera