Rozë

Ronaldo “ndan” djalin e Moggi-t nga ish-i i Balotelit? (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 25 October 2018

Krizë për Raffaella Fico dhe Alessandro Moggi-n. Çifti që ishte një hap larg altarit, duket se është ndarë.

Sipas shtypit italian, djali i Luciano Moggi-t, nuk mund të ketë pëlqyer fjalët e partneres së tij në mbrojtje të Cristiano Ronaldos (i akuzuar për ngacmime seksuale). A është kjo arsyeja për ndarjen? Të dy kanë pastruar tashmë profilet e tyre të Instagram-it duke fshirë fotografitë e njëri-tjetrit.

Menaxheri sportiv tregon në rrjetet sociale shtëpinë e tij të re në Milano dhe ‘showgirl’ është kthyer në Nice dhe Monte Karlo, ku jeton Mario Balotelli, babai i vajzës së saj, Pia.

-Advertisement-

Verën e kaluar ata ishin protagonistë të skenave të pasionit me puthjet dhe përqafimet midis Mykonos dhe Capri-y. “Showgirl”-i me origjinë nga Napoli foli për martesën. Pastaj lamtumirë, papritmas!

Ndoshta është faji i deklaratave në mbrojtje të Cristiano Ronaldos, me të cilin bukuroshja kishte një marrëdhënie që zgjati 11 muaj në vitin 2009. Për momentin, Raffaella dhe Alessandro nuk kanë dhënë deklarata dhe mesazhe sociale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera