Sport

Ronaldo – Inter, “bomba” e mbrëmjes (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 18 May 2017
“Interi mund të blejë edhe Cristiano Ronaldon”.

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, beson shumë në pronarët e rinj të klubit zikaltër.

Ai e ka “shfrenuar fantazinë” sot, duke thënë që Interi ka para që të blejë edhe Cristiano Ronaldon.

“Sot kemi pronarë të fortë dhe të qëndrueshëm. Pronarët e rinj kinezë mund të blejnë lojtarët më të famshëm në botë si Cristiano Ronaldo, por s’mund ta bëjmë atë për shkak të fair-playt financiar”, deklaroi Ausilio.

-Advertisement-

“Na pret një rrugë e gjatë, që sigurisht kërkon kohë dhe durim. Duhet të bëjmë sa më pak gabime”, shtoi Ausilio.

cats

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera