Sport

Ronaldo i kërkoi të transferohej në Serie A, kjo është përgjigjja e Leo Messit

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 27 December 2018

Leo Messi i është përgjigjur Cristiano Ronaldos, duke thënë “nuk kam nevojë të ndërrojë skuadër”.

Ditë më parë, CR7 tha: “Kam luajtur në Angli, Spanjë, Itali, Portugali, teksa ai (Messi) akoma është në Spanjë. Ndoshta tash i duhet diçka më shumë. Do të doja që ai të vinte një ditë në Itali”.

Përgjigjja e Messit ka ardhur menjëherë, në një intervistë për të përditshmen madrilene, MARCA.“Nuk kam nevojë për ndonjë ndryshim. Jam në ekipin më të mirë në botë. Sfidat e mia rinovohen vit pas viti.

-Advertisement-

Nuk kam nevojë të ndryshoj ekipet ose Ligën për sfida të reja. Unë jam në shtëpinë time, në klubin më të mirë në botë dhe nuk kam nevojë të ndryshoj”, deklaroi Messi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera