Rozë

Ronaldo i jep fund thashethemeve për martesën!-Foto

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 12 December 2018

Cristiano Ronaldo mohon zërat se ai dhe Georgina Rodriguez do të shkojnë së shpejti në altar. Të paktën për momentin nuk bën pjesë në planet e tij.

Në një intervistë për mediat portugeze, CR7 mohoi se ka nisur përgatitjet për ceremoninë martesore.

“Martesa? Jo tani, por jua shpjegoj të gjithën. Unë shkoj çdo javë në kishë. Jam katolik dhe shkoj për të falënderuar Zotin që më mbron familjen dhe miqtë e mi.

-Advertisement-

E ndërroj kishën çdo javë, sepse në Torino ka shumë dhe mund të zgjedhësh. Një ‘paparac’ një herë më pa dhe mendoi se po përgatitesha për t’u martuar. Në të ardhmen nuk e di se çfarë do të ndodhë, por për momentin nuk është në planet e mua”, është shprehur ylli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera