Sport

Ronaldo fiton më shumë para sesa katër skuadra në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 14 January 2021

Cristiano Ronaldo është njëri ndër lojtarët me të mirë në botë, shkruan Gazeta inFokus.

Portugezi paguhet 540 mijë euro në javë tek Juventusi, ose 28 milionë euro në vit.

Sipas një raportimi të bërë nga gazeta italiane, ‘Gazzeta dello Sport’, 35 vjeçari ka të ardhura me shumë sesa katër skuadra që garojnë në Serie A.

Bëhet fjalë për Udinesen, Hellas Veronën, Crotonen dhe Spezian, klube këto që thuhet se kanë të hyra me pak se Ronaldo.

Kujtojmë që Juventusi është njëri ndër klubet që shpenzon me së shumti për rrogat e lojtarëve në Itali./Gazeta inFokus/

Të tjera