Sport

Ronaldo fantastik edhe në stërvitje, shënon supergol

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 25 May 2019

Të stërvitesh me Cristiano Ronaldon, është gjithmonë stimuluese për të tjerët – të paktën kështu thonë të gjithë ata që ndajnë ditën me portugezin.

CR7 është “bishë” sa i përket punës, përkushtimit edhe pse në moshën 34-vjeçare dhe ka arritur tashmë gjithçka në karrierë.

Ai dëshiron më shumë e më shumë, ndeshje pas ndeshje, por jo vetëm. 34-vjeçari synon që të shënojë sa më shumë gola edhe në stëvitje.

-Advertisement-

Videoja e fundit e shpërndarë nga stërvitja e Juventusit tregon CR7 duke festuar në mënyrë unike një gol. Ai duket sikur po luan në ndeshje kampionati dhe pasi ka kaluar 4 mbrojtës pushon topin në rrjetë.

Ronaldo më pas i drejtohet fansave të tij duke i entuziazmuar më shumë.

34-vjeçari fitoi kampionatin dhe kupën e Italisë në sezonin e tij të parë me “Zonjën e Vjetër”, pas transferimit nga Real Madridi në verën e vitit 2018 për më shumë se 100 milionë euro.

Të dielën, Ronaldo do të luajë ndeshjen e fundit për sezonin debutues në Itali

Ai ka shënuar 28 gola në 43 paraqitje për Juven, derisa ka kaluar shifrën e 600 golave me klube në karrierë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera