Sport

Ronald Koeman zbulon se kush e mbajti Messin në Barcelonë

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 18 October 2020

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, është kthyer për të folur për telenovelën e largimit të Lionel Messit nga ‘Camp Nou’, shkruan Gazeta inFokus.

Sulmuesi argjentinas gjatë kësaj vere kishte vendosur ti jep fund aventurës se tij me ‘blaugranët’, por megjithatë ai qëndroi tek ‘katalunasit.

Tekniku holandez ka zbuluar se vetëm klauzola e largimit prej 700 milionë eurove e ka mbajtur Messin në Barcelonë.

Tutje Koeman ka thënë se është i kënaqur me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

“Klubi ishte shumë i qartë për çështjen e Messit: ai nuk mund të largohej”, tha Koeman.

“Shuma e klauzolës (700 milion euro) ishte aq e lartë sa asnjë klub nuk do të kishte paguar për të në këtë kohë”.

“Prandaj, për mua, pyetja kryesore ishte se çka mund të bëj që t’ia kthejë atij përqendrimin në fushë dhe më gjerë, si një person dhe si një futbollist”.

“Kur ai në të vërtetë filloi të stërvitej përsëri pas asaj jave të vrullshme, unë pashë vetëm gjëra të mira. Nuk mund të ankohem për qëndrimin e tij. E mira është që kur Messi sheh një top, apo ka topin para vetes, ai argëtohet”, tha Koeman pas humbjes 1-0 nga Getafe. /Gazeta inFokus/

Të tjera