Romët nga Kosova dyshohet se përhapën koronavirusin në qytetin gjerman duke festuar Bajramin
Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 04 June 2020
Në festimet familjare të Bajramit në Goettingen të Gjermanisë janë shkelur rregullat për higjienë dhe distancë sociale dhe kështu ka ardhur te një përhapje e papritur e koronavirusit.
Pasojat: 86 të infektuar në qytet dhe 18 në rrethinë, ndërsa parashikohet që numri do të rritet ende. Për këtë është vendosur masa e izolimit për disa qindra banorë që kanë qenë në kontakt me të prekurit.
Tre persona deri më tani janë shtrirë për shërim në spital, njëri prej tyre në respirator.
Gjatë javës do të testohen edhe 600 deri në 700 banorë në një kompleks të ndërtesave në Goettingen, në të cilin ka pasur festime familjare. Infeksioni po shpërndahet edhe jashtë qytetit, pasi shumë mysafirë kanë udhëtuar nga rrethina dhe pjesë tjera të Gjermanisë.
Një nxënës në shkollë ka treguar se anëtarët e familjes së tij janë përqafuar dhe kanë shtrënguar duart gjatë takimeve. Sipas njoftimit të organeve komunale, shumica e pjesëmarrësve në festime janë nga ish-Jugosllavia. Policia nuk ka dashur të jap deklarata zyrtare për këto familje.
Sipas DW, pa dyshim bëhet fjalë për romë nga Kosova. Jasna Çausheviq nga organizata për mbrojtjen e popujve të rrezikuar ka tërhequr vërejtjen se nuk duhet të stigmatizohen romët si ata që nuk iu përmbahen masave kundër infeksionit. Sipas saj tani është e rëndësishme që t’iu bëhet e qartë të infektuarve dhe atyre që janë të dyshuar se sa serioze është gjendja. Sipas saj kjo duhet të bëhet në gjuhën amtare të të prekurve.
“Ne duhet të mbrojmë të gjithë, e disa edhe prej vetes së tyre, por pa stigmatizim dhe paragjykime”.
Atë kompleks ka ditë që po e vizitojnë gazetarët dhe kjo nuk po iu pëlqen disa banorëve. Të mërkurën është sulmuar ekipi i një televizioni lokal.
“Disa njerëz kanë kërcënuar se do të na shkatërrojnë pajisjet. Pos kësaj nga ballkonet na kanë qëlluar me patate”, ka thënë kameramani Festim Beqiri.
Infeksionit mund t’i shërbejë edhe një lokal që ishte i hapur të dielën përkundër ndalesës.
Janë mbyllur të gjitha shkollat dhe pesë kopshte, pasi në mesin e të infektuarve ka shumë fëmijë dhe të rinj. Pas rihapjes do të obligohet mbajtja e maskave mbrojtëse.
“Është e tmerrshme që ka njerëz që mendojnë se për ta rregullat nuk vlejnë apo që për ta rregullat u shfuqizuan në kushte të caktuara”, ka thënë drejtori i një shkolle, Lars Humrich.
Të tjera
-
6 miliardëshi për Kosovën e Ballkanin, vendimi i fundit i legjislaturës së tanishme të PE-së
Para se ta përfundojë mandatin, legjislatura e tanishme në Parlamentin Evropi...
-
Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar ...
-
Arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë për dhënie e marrje të ryshfetit
Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i...
-
Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin ‘Januzi e të tjerët’
Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregullo...
-
Ministri Maqedonci udhëton në Hungari, pritet t’i zhvillojë disa takime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari....
-
Suharekë: Hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin para e stoli ari
Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjo...
-
Rasti i Kolovicës ku mbetën të vrἀrë dy persona, arrestohet një i dyshuar
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar njëri prej të dyshuarve pë...
-
Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë
Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, ...
-
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 20...
-
Mickoski: Bisedova me Taravarin dhe e urova për rezultatin në zgjedhje
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë për media pas s...
-
Zhduket një grua në Skënderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skënderaj. Poli...
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...