Rozë

Romeo ‘kapet mat’ në Dubai me modelen e famshme kosovare?!

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 03 January 2022

Vitin 2022 shumë personazhe publike e kanë pritur jashtë trojeve shqiptare. Destinacioni i shumë artistëve ishte Dubai.

Modelja Arta Nitaj vendosi që këto ditë të ftofta t’i shijojë në të nxehtin e madh të Dubait.

E me të ishin edhe modelet e tjera, Kejvina Kthella dhe Arta Elezaj.

Por përveç tyre në Dubai u pa edhe aktori Romeo Veshaj, vëllai binjak i Donald Veshajt.

Të dy kanë postuar foto nga i njëjti vend dhe në të njëjtën ditë.

Asnjëri nga ta nuk kanë postuar ndonjë foto të përbashkët, por vetëm dihet se Dubai po i argëton ata.

Të tjera