Romancat dhe Ndarjet më të bujshme shqiptare gjatë vitit 2017 (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 01 January 2018
Romancat e fshehura, lidhjet dhe ndarjet, temë mjaft e përfolur edhe këtë vit sa i përket shoubizit në vendin tonë, jeta private e të cilëve është gjithmonë në fokusin e mediave dhe në interesin e publikut dhe adhuruesve.
Përveç karrierës, muzikës, koncerteve dhe sukseseve të artistëve tonë , si pjesë interesante për publikun është padyshim edhe jeta private.
Lidhjet, fejesat, martesat apo edhe ndarjet e VIP-ave janë ato që bëjnë bujë në media, e sidomos në shtypin rozë.
Ndonjëri në lidhje të gjatë por jo edhe aq të ekspozuar tek publiku , disa me romanca të shkurtëra por më të përfolura e ndonjë prej tyre e kanë kurorëzuar dashurinë me martesë. I tillë ishte edhe viti që po lëmë pas, ku përpos hiteve dhe muzikës së mirë ka sjellë gjithashtu lidhje dhe ndarje në estradën shqiptare.
Edhe pse ndoshta shumë prej tyre nuk kanë dashur të jenë në qendër të publikut qoftë për lidhje ose ndarje të mundshme, e duke pasur parasysh që je pjesë e shoubizit padyshim që edhe jeta private shndrrohet në “jetë publike”.
Disa nga emrat më të përfolur dhe më të komentuar më gjatë në media sa i përket lidhjeve dhe ndarjeve:
Ndarjet :
Bruno & Arta Nitaj
Këngëtari i hitit “A më do” Bruno nga labeli Threedots gjatë kësaj vere u komentua për lidhjen e tij me aktoren e serialit “O sa mirë” Arta Nitaj, e që kjo e fundit ishte edhe pjesë e klipit të këngës. Mirëpo pas pak kohe që e bënë lidhjen publike, u pasua ndarja që për të cilën nuk pati ndonjë prononcim nga të dy artistët.
Albi Nako & Klaudia Pepa
Pas shumë kohe së bashku dhe pas një martese të lumtur, koreografi Albi Nako dhe balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa i dhanë fund romancës së tyre shumëvjeçare , duke rezultuar në divorc. Ishin vetë artistët që pranuan ndarjen me deklaratat e tyre mirëpo gjithmonë duhet theksuar se raporti i mirë mes tyre vazhdon edhe sot, marrëdhënie kjo qe nuk haset shumë shpesh tek ndonjë çift i ndarë.
Beatrix Ramosaj & Ervi Cenolli
Ndarja e këngëtares Beatrix Ramosaj nga partneri i saj Ervi Cenolli ishte poashtu një temë diskutimi në mediat rozë. Mirëpo, pavarësisht pyetjeve për arsyjen e ndarjes së papritur të tyre, këngëtarja Ramosaj kishte vendosur të mos zbulonte ndonjë detaj por duke përmendur që vazhdon të ruaj respektin për ish të dashurin. U aludua që projekti i saj i fundit “Pa ndjenjë” ishte një projekt kushtuar ish-it, klip ky që u përfol edhe për skena të nxehta që përmbante.
Big Mama
Big Mama gjithashtu, ishte ndër artistet më të përfolura për lidhjen e saj me të dashurin misterioz. Ndonëse nuk u zbuluan shumë gjëra Bigu ka arritur të mbajë situatën në kontrollë duke mos e shfaqur asnjëherë tek publiku. Por siç duket nuk ishte kysmeti i këngëtares nga Shkupi. Madje, u komentua edhe për dasmën që do bënte, dasmë të cilën nuk e kishte përmendur asnjëherë këngtarja. Gjatë një interviste Big Mama, ka pranuar që ishte në lidhje, është shprehur se dasma nuk do të bëhet sepse në fakt nuk ishte planifikuar asnjëherë. “E provova por nuk shkoi dhe kaq” janë fjalët e këngëtares.
Faton Shoshi & Era Istrefi
Faton Shoshi dhe Era Istrefi, këngëtarja e cila na bëri krenarë të gjithë shqiptarëve pasiçë me këngën e saj “Bon Bon” arriti të fitojë miliona klikime ku edhe debutoi në tregun ndërkombëtar. Ndoshta i gjithë ky sukses që ka arritur ka ndodhur edhe falë menaxherit që ka pasur i cili njëherish ishte edhe i dashuri i këngëtares, lidhje kjo e cila u mundua të mbahej e fshehur. Por, pas shumë sukseseve dhe bashkëpunimeve shumëvjeçare erdhi edhe tek ndarja personale ashtu edhe tek ajo profesionale. Këtë e ka pohuar vetë Shoshi në një intervistë për “Thumb” i cili theksoi se ka përfunduar çdo gjë por që nuk mungon respekti i ndërsjelltë për njëri-tjetrin. Ndryshe, Era tashmë është duke vazhduar të shijoj sukseset e karrierës së saj të bujshme profesionale.
Lidhjet :
Elgit Doda & Klea Huta
Është përflitur prej kohësh se kantautori Elgit Doda është në lidhje me moderatoren Klea Huta. Lidhja më pas u konfirmua nga vetë ata të cilët u kapen ‘mat’ duke drekuar në një restorant së bashku. E pas kësaj plasuan edhe imazhet në rrjetet sociale ku vërtetuan lidhjen e tyre. Ndonëse pa bërë ndonjë bujë të madhe janë ndër çiftet më simpatike shqiptare.
Genc Prelvukaj & Eni Koçi
Padyshim që edhe lidhja e artistit nga Kosova Genc Prelvukaj dhe këngëtares shqiptare Eni Koçi ishte pjesë e mediave rozë duke kapur çdo detaj të bërjes publike nga ana e çiftit. Pas bashkëpunimeve që kishin në muzikë ata u panë shumë shpesh edhe në vende të njejta. Edhe pse lidhja e tyre nuk është konfirmuar këngëtarët kanë qenë tejet të rezervuar por jo edhe nga syri i mediave. Për të shuar çdo dyshim të publikut më poshtë ju sjellim imazhet ku shihen dorë për dore duke hy në një ndërtesë. Këngën e fundit e kanë publikuar para dy jave ‘Shi bie në Tiranë’ e cila ka marrë afro një milionë klikime.
Seldi Qalliu & Mimoza Shkodra
Është menduar se ishin në një lidhje të mundshme edhe pse imazhet vërtetonin gjithçka, mirëpo nga ana e çiftit nuk kishte asgjë konkrete. U panë së bashku në bregdet por që nga aty u zhvendosën në mal në zonën e Pilatusit, mbi Lucernë ku çifti kishin publikuar njëkohësisht një fotografi me lokacion dhe në vendndodhje të njejtë e cila ju lë hapësire për të komentuar lidhjen e tyre. Por pas pak kohësh ata kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë dhe këtë gjë e konfirmoi vetë këngëtarja duke publikuar fotografitë e unazave.
Mozzik & Loredana
As rep artisti nga Ferizaji Mozzik, nuk arriti të mbante të fshehur lidhjen e tij ndonëse e dashura nuk është fytyrë publike. Loredana Zefi, është e dashura aktuale e reperit e që kjo e fundit gjatë një interviste kishte dhënë deklaratën më qesharake duke thënë se Mozzi më ka “çikë të hallës” por imazhet e publikuara nuk thoshin kështu. Është vetë Mozzik i cili publikoi një fotografi duke u puthur me Loredanën i cili la një mbishkrim mbresëlënës për të. Ata janë tejet të lumtur , e ajo që i karakterizon është stili i veçantë që dyshja kanë.
Adelina Tahiri & Serjozha Markov
Kjo e fundit që na ka befasuar për lidhjen e saj është këngëtarja nga Maqedonia, Adelina Tahiri me të dashurin biznismen Serjozha Markov. Në një intervistë këngëtarja Tahiri tregoi se ishtë në lidhje edhe pse nuk kishte zbuluar asgjë për të. E shumë shpejt lidhjen e kurorëzoi me fejesë për të cilën u kritikua shumë nga fansat që ka. Por, gjithçka u vë në pah për shkak të imazheve të publikuara nga vetë Adelina në llogarinë e saj “instagram” e madje së fundmi ka sjellë edhe darkën luksoze të fejesës. Për të mos e zgjatur aq shumë fotografinë e fundit të publikuar ka një mbishkrim i cili tregon se është martuar “ Jam zyrtarisht e martuar” është shprehur këngëtarja Tahiri.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...