Sport

Roma mposhtë Basaksehirin në Evropa Ligë

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 28 November 2019

Roma ka shënuar fitore si mysafire e Basaksehirit me rezultat të lartë 3-0, në duelin e vlefshëm për fazën e grupeve të Evropa Ligë, shkruan Gazeta inFokus.

Të drejtuarit e Paulo Fonseca dilemën e fituesit e përfunduan në 45 minutat e parë.

Veretout, Kluivert dhe Dzeko shënuan golat për skuadrën nga kryeqyteti i Italisë.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje romakët renditen të dytit në grupin J me 8 pikë, ndërsa Basaksehiri mbetet i treti me 7 sosh.

Se kush do ta kaloj fazën e grupeve do të kuptohet në xhiron e fundit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera