Roja në ambasadën britanike që spiunoi për Rusinë dënohet me 13 vjet burgim

Autori: Gazeta inFokus
14:57 | 17 February 2023
Një person që i kishte dhënë Rusisë informacione jashtëzakonisht të ndjeshme, teksa po punonte si roje në ambasadën britanike në Berlin, është dënuar me 13 vjet e 2 muaj burgim nga një gjykatë në Londër.
Gjykata tha se David Ballantyne Smith, 58 vjeç, kishte mbledhur informacione konfidenciale për më shumë se tre vjet, përfshirë edhe komunikime “sekrete” të kryeministrit të atëhershëm britanik, Boris Johnson, dhe dokumente të tjera të ndjeshme.
Gjykatësi Mark Wall tha se Smith kishte kryer këto veprime në mes të vitit 2020 dhe 2021 dhe se “aktivitetet subversive” kishin nisur “dy vjet më parë”.
Në nëntor të vitit të kaluar, Smith pranoi fajësinë për tetë akuza, përfshirë edhe akuzën se i kishte dhënë informacione gjeneralmajorit Sergey Chukhrov, atashe ushtarak rus në Berlin, në nëntor të vitit 2020.
Si po ashtu ka pranuar se u ka dërguar dy letra me informacione sekrete personave në ambasadën ruse në Berlin, megjithatë, Wall shtoi: “Jam i sigurt, se më 2020, ju kishin vendosur një kontakt të rregullt me dikë në ambasadën ruse”.
“Jeni paguar nga rusët për tradhtinë tuaj”, tha gjykatësi Wall.
Ndërkaq, shtatë akuzat e tjera përfshijnë edhe mbledhjen e informacioneve që mund të përdoret nga Rusia, katër prej të cilave janë të lidhura me një oficer të shërbimit britanik të inteligjencës, MI5, që ishte paraqitur si “Dmitry” – një shtetas rus që supozohet se i kishte ofruar ndihmë Britanisë.
Më herët gjatë kësaj jave, Smith tha para gjykatës se i vinte turp nga veprimet e tij./REL

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...