Lajme

Rohde shkruan në librin e ngushëllimeve për Kadarenë: Gjigant i letërsisë, e solli letërsinë shqipe në botë

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 03 July 2024

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shkruar në librin e ngushëllimeve që ka hapur Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për shkrimtarin Ismail Kadare.

Duke e quajtur “gjigant të letërsisë”, Rohde tha se Kadare përmes fjalëve të tij e solli letërsinë shqipe në botë.

“Duke nderuar gjigantin e letërsisë Ismail Kadare. Fjalët e tij sollën letërsinë shqipe në botë dhe prekën zemra të panumërta. U prefsh ne paqe. Trashëgimia e tij do të jetojë përmes tregimeve të tij të përjetshme dhe frymëzimit që ai u dha brezave të shkrimtarëve të rinj!”, ka shkruar Rohde.

-Advertisement-

Ndërkohë, tre krerët e shtetit të Kosovës kanë shkuar në Shqipëri për homazhet publike dhe ceremoninë shtetërore të Lamtumirës për shkrimtarin Ismail Kadare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera