Lajme

Rohde reagon pas dorëheqjes së tre policëve serbë: Duhet t’i kryejnë detyrat pa frikësime

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 17 August 2023

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se pajtohet me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, se një vend multietnik, kërkon një polici multietnike.

Ky reagim i Rohdes vjen pas dorëheqjes së fundit të tre serbëve të saporekrutuar në Policinë e Kosovës.

“Të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës – pa marrë parasysh se cilit grup etnik i përkasin – duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa frikësime”, tha Rohde, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Ndërsa, shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Barbano, tha se EULEX-i po i ndje nga afër zhvillimet, të cilat i quajti shqetësuese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera