Lajme

Rohde pret që kosovarët ta mbështesin Gjermaninë në Evropian

Autori: Gazeta inFokus 07:13 | 07 March 2024

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, pret që kosovarët ta mbështesin kombëtaren e Gjermanisë në evropian e futbollit 2024.

Ai në një postim në rrjetin social X ka shkruar se shpreson se Gjermania do të jetë ekipi fitues kur kanë mbetur vetëm 100 ditë deri në nisjen e evropianit.

“Si një entuziast i futbollit, mezi pres me padurim ndeshjet magjepsëse, ‘fair play’ dhe – sigurisht – një tjetër “Sommermärchen” me Gjermaninë si ekip fitues. Duke llogaritur në mbështetjen e kosovarëve – si këtu ashtu edhe në Gjermani”, shkroi Rohde.

-Advertisement-

Kampionati Evropian në Gjermani nis më 14 qershor 2024. Ndeshja hapëse do të jetë ajo mes organizatorëve të Gjermanisë dhe Skocisë, në Munih nga ora 21:00.

Kujtojmë se, pjesë e evropianit është edhe kombëtarja e Shqipërisë në grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera