Lajme

Rohde për rastin e Klan Kosovës: Pres që autoritetet ta trajtojnë me kujdes

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 13 July 2023

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, edhe një herë ka reaguar për rastin e televizionit Klan Kosova.

Në llogarinë e tij në Tëitter, ai ka kërkuar nga autoritetet që ta trajtojnë lëndën për Klan Kosovën me profesionalizëm dhe kujdes.

“Unë po ndaj këto shqetësime në lidhje me zhvillimet e fundit në Klan Kosova. Tërheqja e licencës së biznesit duket joproporcionale. Pres që autoritetet e përfshira ta trajtojnë këtë me profesionalizëm dhe kujdes, nuk ka të bëjë vetëm me ndonjë aktivitet të vogël biznesi, por me lirinë e medias”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera