Lajme

Rohde: Me një rezultat ideal në dialog, 5 vende të BE-së mund ta njohin Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 18 March 2023

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se nëse bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, që po mbahen sot në Ohër, prodhojnë rezultat ideal, atëherë ai pret që pesë vendet mosnjohëse të BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Në intervistë, Rohde foli edhe për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe ka thënë se njohja reciproke është kyçe në rrugën e këtyre vendeve drejt BE-së.

“Është diskutuar edhe më herët se ka disa vende që nuk e njohin Kosovën brenda BE-së. Kam shumë shpresë dhe në vazhdimësi jemi në kontakt me ta. Kam shumë shpresë që një rezultat pozitiv më 18 Mars do të zhbllokojë edhe mosnjohjet. Nuk ka garanci por nuk shoh ndonjë arsye për mosnjohje”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera