Lajme

Rohde mbështet vijat e kuqe të KFOR’it për Urën e Mitrovicës, i mirëpret deklaratat e sotme të Kurtit për koordinim

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 14 August 2024

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se mbështet “vijat e kuqe” të KFOR’it për Urën e Ibrit.

Rohde ka mirëpritur deklaratën e sotme të kryeministrit Kurti për koordinim me partnerë.

“Mbështetje të plotë për NATO’n dhe linjat e tyre të kuqe për urën në Mitrovicë. Veprimet e njëanshme të vitit të kaluar kanë rezultuar me plagosje të ushtarëve të KFOR-it dhe civilëve, dhe kjo nuk duhet të përsëritet. Duhet të merret parasysh këshilla e ndërkombëtarëve”, ka shkruar Rohde në “X”.

-Advertisement-

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, në një intervistë për REL’in, adresoi një lutje ndaj Qeverisë së Kosovës krahas paralajmërimeve për rrezik të sigurisë në tentativën e saj për hapjen e Urës së Ibrit.

“Ju lutemi, mos e ndërmerrni këtë veprim tani”, tha ai derisa tregoi për pakënaqësinë e qeverisë së tij me atë të Kosovës.

Ndërsa KFOR ka thënë se nuk do të hezitojë të veprojë në përgjigje të çdo zhvillimi të sigurisë duke shtuar se është i “pozicionuar mirë për të marrë të gjitha masat e nevojshme”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera