Rohde: Kosova, e vetmja që po hesht për Asociacionin
Autori: Gazeta inFokus
14:21 | 11 Shtator 2023
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, ka thënë që qeveria e Kosovës është e vetmja që po hesht rreth punës së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ai në një intervistë për Albanian Post foli edhe për masat e paalajmëruara për Kosovën nga Bashkimi Evropian, për të cilat tha se janë të kthyeshme, por që qeveria kosovare duhet të lëvizë për të depërshkallëzuar situatën në Veri.
“Masat e paralajmëruara nga BE-ja dhe të pasqyruara nga qeveria federale janë të kthyeshme në çdo kohë. Mirëpo për këtë ne duhet të shohim lëvizje nga ana e qeverisë së Kosovës, për të depërshkallëzuar situatën në Veri. Për këtë BE-ja e ka paraqitur një plan tre-pikësh: 1) Tërheqja e Policisë së Kosovës, si dhe e të gjithë kryetarëve të zgjedhur të komunave nga ndërtesat administratave komunale. Dy kryetarët, në Zubin Potok dhe Zveçan tashmë punojnë “nga distanca” dhe tregojnë që kjo funksionon. 2) Zgjedhje të reja në katër komunat veriore me pjesëmarrje të plotë të serbëve të Kosovës. 3) Angazhim konstruktiv i Kosovës dhe Serbisë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, ka thënë Rohde.
Sa i përket Asociacionit, ai tha që vetëm Kosova po hesht rreth kësaj çështjeje ndonëse është akteri kryesor.
“Fillimisht këtu duhet kujtuar që Kosova që në vitet 2013 dhe 2015 e ka marrë përsipër obligimin ligjor për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Mbi këtë bazë ne dhe partnerët tanë po e kërkojmë themelimin e Asociacionit – edhe atë konform specifikimeve të Gjykatës Kushtetuese”.
“Nëpërmjet kësaj sigurohet që të mos krijohet një “shtet brenda shtetit” i serbëve të Kosovës. Akterë të ndryshëm kanë paraqitur statute të mundshëm për themelimin e Asociacionit, apo së paku kanë zhvilluar diskutime për statute, ndër ta, Fondacioni Friedrich Ebert, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, madje edhe kryeministri i Shqipërisë e ka bërë një propozim. Vetëm qeveria e Kosovës, si akteri kryesor në këtë çështje hesht edhe më tej, sa i përket propozimeve për një statut”.
“Ajo nuk lodhet së theksuari rëndësinë e sundimit të ligjit. Por në sundim të ligjit bën pjesë edhe plotësimi i detyrimeve sipas të drejtës ndërkombëtare, të cilat janë marrë përsipër, siq është Asociacioni, ose edhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin ortodoks serb në Deçan”.

T� tjera
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...


































