Lajme

Rohde: Kosova duhet t’i bindë ministrat e Komitetit me meritë dhe veprime për anëtarësimin në KiE

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 16 April 2024

Asambleja Parlamentare ka votuar në favorë të Kosovës që të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Për këtë ka reaguar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Ai ka thënë se u fituan zemrat dhe mendjet në Asamble, por pastaj ka thënë se tani Kosova duhet t’i bindë ministrat me veprime.

-Advertisement-

“Duke fituar zemrat dhe mendje në Asamble: Aplikimi për anëtarësim i Kosovës fitoi pothuajse 80% të votave. Tani vjen pesha e rëndë për të siguruar shumicën e nevojshme 2/3 në Komitetin e Ministrave në maj, Kosova duhet të bëjë atë që duhet për të bindur me meritë dhe veprime”, ka shkruar ai në “X”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera