Lajme

Rohde i ndjek takimet e Kurtit në Strasburg: Implementimi i marrëveshjës esencial për rrugën drejt BE’së

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 15 March 2023

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka reaguar pas takimit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasur me deputet të Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës.

Rohde ka thënë se propozimi franko-gjerman ka edhe përkrahjen e plotë të Parlamentit Evropian.

Ai tutje ka shkruar se arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për Aneksin e Implementimit është esenciale për të lëvizur drejt rrugës evropiane.

-Advertisement-

“Gjithashtu mbështetje e plotë për propozimin e BE-së nga Parlamenti Evropian.!Marrëveshja për zbatimin e aneksit nga Kosova dhe Serbia më 18 mars në Ohër është thelbësore për të ecur përpara në rrugën evropiane”, ka shkruar Rohde.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera