Sport

Robin Krasniqi tregon anën patriotike, titujt e fituar do ti dërgoj në Prekaz

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 15 October 2020

Kategoria e peshës gjysmë të rëndë në IBO dhe WBA nga e shtuna ka një kampion të ri, shqiptarin Robin Haxhi Krasniqi, shkruan Gazeta inFokus.

Krasniqi, që tani ndodhet në Kosovë për vizitë, gjatë ditës së sotme ka mbajtur një konferencë për media, ku ka treguar trofetë e fituara do ti dërgoj në Prekaz.

33 vjeçari ka bërë të ditur që në ora 14:00 do të jetë në Varrezat e Dëshmoreve në Prekaz, pasi ndjen obligim ndaj familjes Jashari për sakrificën e bërë për Kosovën./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera