Sport

Robin Krasniqi rikthehet sonte në ring, mësoni kur fillon meçi

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 17 November 2018

Robin Krasniqi do të rikthehet në ring sonte për t’u përballur me Ronny Landaetan, boksierin nga Venezuela, i cili doli në skenë vetëm pasi kundërshtari i paraparë i Krasniqit, Stefan Hartel, ishte tërhequr në çastet e fundit.

Para meçit, Krasniqi ka thënë se ekipi i Landaetas dhe promotori i tij meritojnë respekt që ia dolën ta caktonin këtë meç për një kohë shumë të shkurtër shkruan Express.

“Respekt për punën që ka bërë promotori im, dhe mirë që ekipi i Ronny Landaetas u pajtua kaq shpejtë, përndryshe përgatitjet e mia do të shkonin huq” – ka thënë Krasniqi.

-Advertisement-

“Ai (Landaeta) do të jetë ndryshe në ring. Qetësia e tij tregon se a është përgatitur mirë, duket i sigurt, ka vetëbesim,” – u shpreh boksieri shqiptarë.

Ndryshe, dy boksierët do të zbresin në ring sonte rreth orës 22:20 në Anhalt Arena – Dessau në Gjermani, për të luftuar për titullin EBU (European Super Middleweight).

Për Haxhi Krasniqin kjo do të jetë lufta e 54-të në karrierë, ku deri më tash boksieri nga Juniku ka arritur 48 fitore, ndërsa në 5 raste ka pësuar disfata.

Në anën tjetër për boksierin venezuelian, do të jetë ky meçi i 17-të, ndërsa deri më tani nuk dinë për humbje, duke regjistruar 16 fitore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera