Sport

Robin Krasniqi ka një mesazh për futbollistët e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 15 October 2020

Robin Haxhi Krasniqi, që të shtunën e kaluar u shpallë kampion bote në kategorinë gjysmë të rëndë në WBA dhe IBO, ka një mesazh për futbollistët e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Kombëtarja ‘dardane’ mbrëmë arriti të nxjerrtë një pikë në duelin e zhvilluar me Greqinë, në kuadër të raundit të katërt në për fazën e grupeve, në Ligën e Kombeve.

‘Dardanët’, nga tri ndeshje të zhvilluara këtë muaj, pësuan dy humbje dhe një barazim, duke marrë kështu shumë kritika nga tifozët.

-Advertisement-

Ndërkaq, tashmë kampioni i botës, Robin Krasniqi, në një konferencë për media të mbajtur sot në Prishtinë ka thënë që kritikat që lojtarët kanë marrë do t’i bëjn ata edhe më të fortë.

“Edhe vetë i kam përjetuar kritikat. Nuk është e lehtë. Edhe humbjet janë sukses i rëndësishëm në karrierë, ato më kanë bërë të rëndësishëm në karrierë”, tha Krasniqi në një konferencë shtypi, në Prishtinë.

 

Ai shtoi: “Pa humbje dhe vuajtje nuk bëhesh i fortë dhe i suksesshëm por (futbollistët e Kosovës) ata janë profesionistë dhe kritikat do t’i bëjnë ata të fortë. Nuk është e lehtë të komentosh nga kolltuku. Lojtarët e Kosovës meritojnë shumë respekt dhe unë gjithmonë do t’i mbështes ata në fitore e humbje si vëlla dhe si sportist. Ata na kanë prezantua shumë mirë”, ka përfunduar Krasniqi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera