Lajme

Robelli: Shaqiri është budalla

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 23 June 2018

Gazetari shqiptar, Enver Robelli, ka komentuar falënderimin që futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri ka bërë në gjuhën arabe pas fitores kundër Serbisë, shkruan GazetaFokus.

Robelli e ka quajtur budalla Shaqirin derisa ka thënë se me atë mesazh ai tregon që është analfabet.

Ai gjithashtu ka kërkaur nga Shaqriri ta marrë shembull Valon Behramin pasi duhet respektuar disa rregulla në momentin që vendos të luajsh për Zvicrën

-Advertisement-

“Xherdan Shaqiri serish tregoi se eshte futbollist i mire dhe budalla sa i perket sjelljes ne opinion. Ai mund te besoje ne cka te doje, por pershendetja e fansave te Zvicres me mesazh fetar mysliman („elhamdulillah“) tregon se ky nuk merr ere se cfare mesazhesh perçon, eshte thjeshte nje analfabet qe perjetim intelektual e ka muziken tallava dhe takimet me Shefqet Krasniqin. Duhet dikush t‘i thote se feja eshte e ndare nga sporti e politika ne Zvicer dhe ka ardhur koha te sillet si njeri i pjekur dhe jo si femije i paedukuar. Te marre shembull Valon Behramin! Kur keni vendosur te luani per Zvicer respektoni se paku disa rregulla minimale te miresjelljes.”, thuhet në reagimin e Robellit.

Kujtojmë që gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Zvicrës e Serbisë, shumica e lojtarëve serb gjatë futjes dhe fushë dhe kohës kur luanin kohë pas kohë kryqëzoheshin./GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera